Katy Perry shtatzënë? Fotot që nxitën thashethemet

Këngëtarja e njohur Katy Perry po jeton ditët e saj më të lumtura me të fejuarin e saj, Orlando Bloom, me të cilin planifikon të martohet deri në fund të këtij viti.

Por jo vetëm kaq. Mediat ndërkombëtare hedhin dyshime për një shtatzani të mundshme të saj dhe sipas tyre pas pak muajsh ajo do të sjellë në jetën fëmijën e saj të parë.

Gjithçka mori spunto nga këto foto të shkrepura gjatë shfaqjes së saj në premierën e serialit  “Carnival Row”, në Los Anxheles.

Siç mund ta shihni nga fotot, barku i Katy është pak i fryrë, një gjë e pazakontë për të duke marrë parasysh se këngëtarja është mjaft e përkushtuar në fitnes.

Share With:
Translate »
442 Views