Ke nevojë për strehim, ushqim apo transport? Gjithçka mund ta zgjidhësh me një klik!

Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama prezantoi ndryshimet në portalin “shqiperiaqeduam.al“, i cili do t’u vijë në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Tashmë, gjithçka që i nevojitet personave në nevojë është vetëm një klikim larg.

Menjëherë pas hapjes së portalit, mund të bësh kërkesën tënde për ushqim, strehim, transport apo shërbime të tjera.

Mjafton të shkruani emrin, adresën dhe numrin e telefonit, duke i shtuar foto ose video.

“Direkt qytetarët që duan informacion të shpejtë dhe përsëri si me logjikën bazë na japin mundësi të adresojmë problemin, të drejtohen këtu me një klik, që u jep mundësi të shtrojnë pyetje mbi disa zëra. Ekipi vjen në lëvizje për t’u kthyer përgjigje dhe të gjithë do të marrin përgjigje në kohë reale. Dhe ky ekip do të ketë pushtetin për t’i thënë një funksionari, ministri apo kryetari bashkie, ‘këtu duhet dhënë përgjigje’”.- u shpreh Rama sipas “Tiranapost.al”

Share With:



53 Views