Kek me mollë dhe çokokrem për mëngjeset e fëmijëve tuaj

Doni t’i surprizoni fëmijët dhe familjen në ditët e pushimit me receta të reja dhe të shijshme? Me ju kemi vendosur që sot të ndajmë recetën e kekut me mollë dhe çokokrem. E veçanta e tij qëndron në faktin se mollët nuk do të priten në copa të vogla, por do të vendosen ashtu siç janë.

Puna më e madhe e recetës është pastrimi i mollëve dhe heqja e farave, pa e cënuar formën e frutit. Më pas ​​duhet t’i piqni për 15 minuta dhe të merreni me brumin e kekut. Mollët do të mbushen me Nutella dhe lajthi të copëtuara. Nëse nuk ju gjenden lajthitë, mund të përdorni arrat.

Përbërësit:

  • 8 mollë
  • 3 lugë lëng limoni
  • 100 gr çokollatë fondente
  • 2 gota miell
  • 1 lugë gjelle pluhur kakao
  • 2 lugë gjelle pluhur për pjekje
  • 1/2 lugë çaji kripë
  • 3/4 filxhani gjalpë pa kripë
  • 3/4 filxhani sheqer kaf
  • 4 vezë
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 1 filxhan Nutella
  • 1/2 filxhani lajthi të copëtuara
  • 1 lugë sheqer pluhur

Përgatitja:

  • Ngroheni furrën në 180 gradë celsius.
  • Lani mollët, i qëroni dhe i hiqni me shumë kujdes farat. (pa i prerë në copa, pasi duhet të ruajnë formën)
  • I vendosni ato në një enë për t’i pjekur rreth 15 minuta në furrë, me lëng limoni përsipër. Më pas i largoni nga furra dhe i lini të ftohen.
  • Shkrini çokollatën në mikrovalë. E largoni më pas nga nxehtësia dhe lëreni mënjanë.
  • Lyeni me gjalpë dhe spërkasni me miell tavën ku do të piqni kekun.
  • Në një tas të veçantë përzieni së bashku miellin, pluhurin e kakaos, pluhurin e pjekjes dhe kripën.
  • Shtoni vezët dhe ekstraktin e vaniljes duke përzier herë pas here.
  • Hidhni më pas dhe çokollatën e shkrirë.
  • Shtoni lajthi dhe i lini të kombinohen.
  • Përhapeni masën e përftuar në enë. Shtroni mollët e mbushura me Nutella dhe lajthi. (përdorni një lugë të vogël për të mbushur mollët me përzierjen Nutella-lajthi).
  • Vendoseni në furrë. Pas 40 minutash e hiqni nga furra dhe e shërbeni me pak sheqer pluhur, pasi të jetë ftohur. Shije

 

Share With:
Translate »
1054 Views