Kek me vaj ulliri dhe qumësht për 15 minuta

Koha e përgatitjes – 15 minuta

Përbërësit për tavë me diametër 24/26 cm me vrimë në mes ose jo:

300 g miell 250 g sheqer 3 vezë 100 ml vaj ulliri me shije delikate 150 ml qumësht 1 bustinë sodë për ëmbëlsira 1 limon organik – na duhet vetëm lëkura e tij e grirë në rende një majë thike kripë

Përgatitja: Ndezim furrën në 180° C.

  • Në robot ose me rrahësen elektrike të vezëve rrahim sheqerin me vezët për 10 minuta. Shtojmë më pas vajin dhe qumështin pjesë-pjesë dhe pa ndaluar përzierjen me rrahësen elektrike. Shtojmë miellin dhe sodën me sitë dhe tani i përziejmë me spatul ose lugë druri, pastaj shtojmë kripën dhe lëkurën e limonit.
  • Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell dhe e pjekim për 40-45 minuta ose aq sa, kur të bëjmë proven me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.
Share With:



40 Views