Kemali poston për herë të parë foto me të birin 2-muajsh

Në prill aktori shumë i njohur turk falë rolit të Kemalit, Burak Ozçivit u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, aktorja Fahriye Evcen solli në jetë një djalë të cilit çifti i vendosën emrin Karan.

Gjatë kësaj kohe Burak dhe Fahriye janë kujdesur të mos e tregojnë portretin e vogëlushit në publik. Madje ata nuk pranuan as ofertat e majme nga revistat të cilët kërkonin ekskluzive një foto të vogëlushit.

Së fundmi Burak ka postuar për herë të parë një foto me të birin në Instagram. Në të shfaqet grushti i aktorit dhe grushti i vogël i të birit. “Djali im”, shkruan Burak krah fotos që ka thyer rekord pëlqimesh.

Ndërkohë Fahriye ka postuar një foto me sytë e ënjtur dhe ka treguar se Karan e lë pa gjumë.

Share With:
Translate »
862 Views