Këngëtari i famshëm lejon fëmijët e sëmurë t’ja presin flokët për tu solidarizuar me to

Pas vizitës në një spital fëmijësh në Miami ai ka lënë të vegjlit e sëmurë me kancer që të argëtohen duke prerë flokët e tij.

Ky ishte një gjest solidarizimi nga ana e këngëtarit. Me anë të një video-je ku ka dokumentuar gjithçka, u shpreh se megjithëse nuk e përjeton dot dhimbjen e tyre përgjatë kemioterapisë, dëshiron t’u tregojë se është me ta.

Gjatë vizitës, Maluma ka kënduar, ka bërë foto, ka biseduar dhe në fund ka lejuar që gjithësecili prej tyre të priste një tufë nga flokët e tij.

Share With:
Translate »
557 Views