Këngëtari i njohur shpërthen kundër homoseksuales: Do të kërkoni të birësoni…

Deklarimi i homoseksuales shqiptare, Xheni Karaj, se ajo dhe partnerja e saj kanë të drejtë të martohen dhe të kenë familje pavarësisht se i takojnë seksit të njëjtë, ka nxitur jo pak debat në Shqipëri.

Madje karshi kësaj deklarate ka reaguar edhe këngëtari i njohur Sidrit Bejleri, i cili ka shkruar në profilin e tij në Instagram, mesazhin e vet.

Duke ripublikuar videon ku Dritan Shano i thotë Karajt se nuk kanë të drejtë të martohen sepse nuk i japin shoqërisë riprodhimin, Bejleri e ka mbrojtur këtë qëndrim.

“Jo! Sepse më vonë do kërkoni të birësoni fëmijët e dikujt tjetër, që vetë normalisht nuk mund t’i përftoni pa u çiftëzuar me gjininë e kundërt dhe kështu rrezikoni të hapni një vrimë në varkën që quhet Botë dhe kështu t’i jepni fund gjithçkaje, të ndaloni së ekzistuari atë që quhet vazhdimësi”.

Share With:
Translate »
750 Views