Këngëtari shqiptar bëhet baba, foto dhe dedikimi i parë për djalin

Këngëtari i famshëm shqiptar Kelly është baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij Enisa ka sjellë në jetë një djalë që e kanë pagëzuar me emrin Liam.

Lajmi është konfirmuar në Instagram nga vetë këngëtari.

Kelly në emisionin “E diela shqiptare” dëgjoi live rrahjet e zemrës së djalit.

Ai ka publikuar një foto të djalit, ndërsa fytyrën e ka mbuluar me emoji, si edhe një dedikim shumë emocionues për të.

Kelly shprehet se ndjehet mjaft i emocionuar për ardhjen në jetë të Liam.

“Mirëseerdhe në jetë Liam… Një emocion i papërshkruar të jesh prind. Falenderoj Zotin çdo ditë që të kam ty dhe mamin në jetën time. Do të duam me gjithë forcën e shpirtit në çdo ditë të jetës tonë. Jetë të gjatë princi ynë! “-shkruan ai.

Share With:
Translate »
1750 Views