Këngëtarja emocionohet në skenë: “Nuk mund të bëhem kurrë nënë”

Jessie J ka rrëfyer për herë të parë një lajm të dhimbshëm për të.

Ajo nuk mund të bëjë dot fëmijë dhe për këtë ka folur në shfaqjen e Royal Albert Hall, mbrëmjen e së hënës.

Ylli i muzikës pop tregoi se e kishte mësuar lajmin katër vjet më parë dhe e mbajti atë privat deri tani. Megjithatë, Jessie zotohet se mund të jetë një nënë përmes metodave të tjera, si muzikës për shembull.

“Unë nuk jua them juve për simpati, sepse jam ndër miliona gra dhe burra që kanë kaluar një situatë të tillë dhe do të vijojnë ta kalojnë. Nuk mund të jetë diçka që na përcakton, por dëshiroja ta shkruaja këtë këngë për veten time në momentin e dhimbjes dhe trishtimit, gjithashtu për t’i dhënë vetes gëzim dhe njerëzve të tjerë diçka që ata mund ta dëgjojnë kur situata bëhet më e vështirë”, tha këngëtarja.

“Pra, nëse keni përjetuar ndonjëherë ndonjë gjë si kjo, apo keni parë ndonjë tjetër të kalojë përmes kësaj situate ose ka humbur një fëmijë, atëherë ju lutemi, dijeni që nuk jeni vetëm në dhimbjen tuaj dhe unë po mendoj për ju kur këndoj këtë këngë”, vijon ajo.

Jo më larg se 5 vite më parë Jessie J shprehu dëshirën në publik për të pasur fëmijë dhe për të krijuar një familje “shumë shpejt”.

Shpërndaje

Share With:
Translate »
574 Views