Këngëtarja shqiptare 8-muajshe shtatzënë, gazetarja e nxjerr zbuluar në emision

Ajo është ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, e cila sjell hite muzikore të zonës jugore shqiptare.

Bëhet fjalë për Maya-n, e cila prej vitesh ka bërë të gjithë publikun shqiptar për vete me zërin e saj.

E megjithëse kohëve të fundit nuk e kemi parë në dalje publike, në televizion apo media të ndryshme, së fundmi nga Maya do të kemi lajme shumë të mira.

Sot në emisionin Fun Day me moderatoren Fatma Methasani në IN Tv janë diskutuar ngjarjet më të fundit të showbizz-it shqiptar dhe të huaj. Të ftuar në studio ishin gazetarët e inlife.al, Armend Dumbo dhe Megi Bilo ku kjo e fundit zbuloi ekskluzivisht për Fun Day, se Maya është në një pritje të ëmbël, tashmë prej 8 muajsh.

Gjithashtu tregoi se burime të afërta për inlife.al kanë zbuluar se këngëtarja është në pritje të një djali.

Share With:
Translate »
636 Views