Këngëtarja shqiptare përlotet live në emision kur kujton vështirësitë për të rritur tre vajzat e saj

Ditën e sotme në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur shqiptare Merita Halili e cila është përlotur në studio teksa ka folur për jetën e saj në Amerikë dhe sakrificën që ka bërë për të rritur 3 vajzat e saj.

“Unë kam sakrifikuar shumë si nënë, unë jam marrë shumë me vajzat, sepse Raifi në fillimet e para bënte 3 punë sepse unë i kisha të vogla vajzat dhe nuk kisha dëshirë ti çoja nëpër çerdhe, kopshte, e thashë se është më mirë ti rris vetë. Kur kisha aktivitetet i kam lënë me gra shumë të mira që ishin nga Shqipëria. Ka patur edhe momente që i kam marrë me vete, që i kam vendosur pambuk te veshët për shkak të zhurmave. Këto kanë qenë sakrificat e para të miat dhe nuk ka qenë e lehtë, i kam rritur me edukatë.”, tha këngëtarja për vajzat e saj.

Share With:
Translate »
512 Views