Keni puçrra në të pasme, por keni turp të flisni për to: Si t’i trajtoni në kushte shtëpie pa qenë nevoja të shkoni tek mjeku

Prania e një puçrre në fytyrë mund të shndërrohet në një makth të vërtetë për shumë femrat, por prania e shumë të tillave në të pasme është padiksutim situata e sikletshme ku nuk do të donit të gjendeshit kurrë.

Duke qenë se janë të shumta ato femra që e shmangin vizitën tek mjeku dermatolog për shkak të vendndodhjes së tyre, provoni trajtimet e mëposhtme natyrale.

Sipas dermatologes Debra Jaliman puçrrat në të pasme quhen folikulite. Ato formohen nga qelizat e vdekura të lëkurës dhe nga bakteret në folikulat e qimeve.

Ashtu sikur çdo pjesë tjetër e trupit, edhe të pasmet tuaja kanë nevojë për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës dhe papastërtive, prandaj përpara se të filloni me trajtimin është mirë që një apo dy herë në javë të bëni eksfoliant.

Jaliman rekomandon gjithashtu që në vend të kremrave kremoz për trupin, të përdorni një hidratues pak më të lehtë, ose me përbërje vaji. Le të kalojmë tek trajtimet:

1. Ekspozohuni sa më shumë në diell: Nëse keni fatin e mirë të jetoni në një shtëpi private, në katin e fundit të një godine apo edhe më mirë të bëni plazh në zona jo shumë të frekuentuara apo nudistësh, bëni mirë ndoshta të ekspozoni të pasmet në diell më shumë se zakonisht.

Vitamina D mban nën kontroll prodhimin e sedumit, yndyrës natyrale e lëkurës dhe than aknet.

2. Trajtim me aspirinë: Në një enë shtypni 3-5 kokrra aspirina derisa të bëhen plotësisht pluhur. Më pas shtoni një lugë gjelle ujë të vakët dhe 1 lugë çaji me mjaltë. Përzieni të gjithë përbërësit derisa të bëhet një masë në formë skrubi.

Aplikojeni në zonën ku keni puçrra dhe lëreni të veprojë derisa të thahet.

Acidi salicilik i aspirinës, i kombinuar me përbërësit antiinflamatorë dhe antibakterialë të mjaltit eliminon plotësisht aknet e padëshiruara në këtë zonë të sikletshme dhe mban nën kontroll yndyrën e lëkurës që është edhe shkaktari i tyre kryesor.

3. Trajtim me lëng limoni: Limoni vazhdon të kryesojë listën e produkteve çudibërëse që jo vetëm i jep shije të caktuara pjatave tuaja, ndihmon në detokisikimin e organizmit, trajtimin e trupit dhe lëkurës, por mesa duket ka veti magjike edhe në trajtimin e akneve në të pasme.

Acid citrik, vitamina C, antioksidantët dhe përbërësit me veti antibakteriale që gjenden tek ai ndihmojnë në eliminimin e plotë të akneve.

Mjafton të lyeni një tampon pambuku me të dhe të masazhoni aknet, ose thjesht me ndihmën e një gjysmë limoni, të cilin duhet ta vendosni direkt në lëkurë. Kujdes, nuk duhet të ekspozoheni më pas në diell.

Share With:



65 Views