Kërkohet testi i ADN-së, ‘McGregor është babai i fëmijës tim’

Një grua pretendon se Conor McGregor e ka lënë shtatzënë dhe kërkon që kampioni i UFC-së të bëjë testin e atësisë, për të provuar se është babai i vajzës së saj.

Terri Murray tha se u takua me McGregor në një hotel në Liverpool pasi panë Grand National 2017. Ajo tha se vajza e saj Clodagh, 1 vjeç, lindi 9 muaj pas takimit të tyre të shkurtër romantik.

26-vjeçarja tha për “The Mirror”: “Nuk i dua paratë e tij. Thjesht dua të provoj se është babai i Clodagh dhe se po nuk gënjej.”

Share With:
Translate »
641 Views