“Kërkoi biçikletë të kuqe 4 orë para se të vdiste”

“Ti je një luledielli” mban emrin fushata sensibilizuese, e cila dhuroi dritë dhe mijëra buzëqeshje për fëmijët në nevojë.

Albana Osmani, prezantuesja e njohur, e cila është edhe iniciatorja e kësaj fushate tregoi një histori prekëse të një vajze të vogël nga Kosova. E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” moderatorja tha se vajza e vogël vetëm 4 orë përpara se të vdiste kishte kërkuar një biçikletë të kuqe nga “Ti je një luledielli”, sepse donte të shkonte larg.

“I kërkova fëmijëve të shkruanin dëshirat e tyre dhe shumë prej tyre kërkonin iPad, iPhone, ishte një ngërç se si t’i postoja, por pasi fola me psikologen, ajo më tha: Fëmijët janë gjithë kohën të izoluar dhe shumë njerëz i kanë braktisur. I thashë që nuk do ta mendoj dhe do t’i postoja dëshirat e tyre. Disa të tjerë kërkonin makina, kostume personazhesh për fëmijë. Një vajzë nga Kosova na kërkoi që të takonte Capital T dhe dy kolegë të tij dhe ai me modestinë më të madhe, iu përgjigjën kërkesës. Pak javë më parë, ne zhvilluam ceremoninë në Kosovë. Takova psikologen e pavionit dhe më tha: Të kujtohet vajza që kërkoi Capital T? Po, i thash. Dhe ajo më tregoi se vajza, 4 orë para se të ndërronte jetë kishte thënë: A mund të shkruaj një dëshirë te Luledielli, dua t’i kërkoj një biçikletë të kuqe, sepse dua të shkoj larg”, tregoi Osman

Share With:
Translate »
601 Views