Këshilla e psikologes: Kurrë mos pengoni grindjen midis vëllezërve dhe motrave

Reagoni vetëm në ato raste kur grindja kalon në rrahje

Qoftë të jetë shkaku i grindjes një biskotë e zakonshme, lodër apo diçka më serioze, thjesht duhet patjetër të pranoni që ajo është diçka normale dhe diçka që është e mundshme të shmanget.

Megjithatë, sipas mendimit të psikologes dhe themelueses së Hey Sigmundit, Karen Jang, grindjet midis vëllezërve dhe motrave janë pjesë e rëndësishme e fëmijërisë.

Një ndër gjërat më të bukura që dalin nga grindjet e tilla janë shkathtësitë të cilat do të rrisin inteligjencën e tyre shoqërore-emocionale. E gjitha kjo është pjesë e rritjes së tyre.

”Vëllezërit dhe motrat kanë karakter goxha të pakompromis, për ç’shkak mësojnë se si të negociojnë dhe të përballen me njerëzit e tjerë”, ka thënë Jang dhe ka shtuar që nëpërmjet grindjes fëmijët mund të mësojnë se si të bëhen të mëshirshëm.

“Sado që të jetë frustruese, këshilla ime për prindërit është që të mos ndërhyjnë shumë në grindjen e fëmijëve të tyre, pos në rastet kur grindja kalon në rrahje.

Sa më shumë që të ndërhyni, ata do të presin edhe më shumë nga ju që t’i zgjidhni situatat e konfliktit në vend të tyre”, thotë Jang.

Share With:



69 Views