Kështu dukej Ilva Tare maturante

Ajo është një ndër gazetaret më të njohura në Shqipëri, me një karrierë të gjatë televizive që nis që nga studiot e lajmeve ku spikati për stilin e saj elokuent, por edhe pak të shkujdesur, e deri tek drejtimi i programeve të ndryshme politike. Ilva Tare është emri që solli ndryshim në gazetarinë shqiptare duke dalë shpehherë nga kornizat e saj statike dhe duke sjellë ndryshim në çdo projekt të saj.

Megjithatë jo më pak të komentuara janë edhe ndryshimet në pamjen e jashtme të gazetares, ndonëse në imazhin tonë ajo është gjithmonë një bionde sharmante me flokë të shkurtër. Së fundmi, ajo ka zbuluar si dukej në vitin 1994, kohë kur ishte maturante në liceun e gjuhëve të huaja ”Asim Voksshi”.

Ndryshe nga ç’mund ta merrni me mend, flokët e Ilvës janë tejet ndryshe nga sot: të gjatë dhe në ngjyrë gështenjë, të paktën këtë shquam nga fotoja, e sigurisht që u habitëm. Megjithëse, edhe pse kanë kaluar plot 25 vite nga koha kur është shkrepur kjo foto, gazetarja e njohur vazhdon të ruajë po të njëjtin natyralitet dhe duket qartë se nuk ka ndryshuar gjë në fizikun e saj.

Share With:



145 Views