Ketamina: Droga që po u shitet të rinjve në mes të Tiranës

Mbrëmjen e djeshme emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ngriti alarmin për lëndët narkotike të ndaluara që iu shiten nën dorë nxënësve dhe të rinjve në kryeqytet.

Bëhet fjalë për medikamente si ketamina, anestezik që përdoret tek kafshët dhe që mund të merret vetëm nga veterinerët e liçensuar.
Medikamenti në fjalë përdoret vetëm për kafshët dhe efektet e tij tek njerëzit janë fatale.

Si të gjithë anestezikët edhe ketamina jep efektin e qetësisë dhe të haluçinacioneve. Kjo është edhe arsyeja përse përdoret si drogë sintetike nga adoleshentët.

Ketamina mund të merret në disa forma. Kryesisht ajo përzihet me duhan dhe thithet bashkë me të, kjo mund të kosiderohet si faza e parë. Në faza më të agravuara ketamina merret përmes rrugëve orale ose atyre të gjakut. Efektet e saj haluçinative janë shumë herë më të thella se ato të kanabisit dhe abuzimi në doza të larta mund të çojë në aritmi, probleme me frymëmarren deri në humbje të jetës. Ketamina krijon varësi!

Në rastin e denonciuar nga emisioni “Stop” një ditë më parë bëhej fjalë për dy bashkëshortë që ushtronin profesionin e veterinerit, kjo shpjegon edhe arsyen përse ata kishin ketaminë me shumicë.

Pas publikimit të rastit, ditën e sotme shitësit e ketaminës burrë e grua janë arrestuar nga policia.

Share With:



88 Views