Këto 6 këshilla të rëndësishme për foshnjet, prindërit e rinj do të donin t’i kishin mësuar me kohë

Të duket sikur e fillon çdo gjë nga zeroja çdo ditë, kur bëhesh me fëmijë për herë të parë. Ditë pas dite, fëmija të vjedh zemrën, por ti sërish ndihesh i papërgatitur për ta rritur sepse është eksperienca jote e parë si fëmijë. Falë internetit në ditët e sotme mund të lexoni shumë informacione në lidhje me bebet e porsalinduara. Nëse edhe ju bëni pjesë në grupin e nënave të reja duhet te lexoni me patjetër këto informacione rreth tyre:

Pozicioni i dorës së nënës kur ushqen fëmijën me gji duhet të jetë ky

Në përgjithësi nënat kur i ushqejnë fëmijët me gji, me dorën e djathtë mbajnë bebin, ndërsa me të majtën e afrojnë gjirin në mënyrë që foshnja të pijë me lehtësi. Mirëpo, ajo çfarë këshillohet është e kundërta, sepse kjo gjë lejon dorën tuaj për të lëvizur kokën e fëmijës suaj dhe e bën më të lehtë ndërrimin e anëve.

Sigurohuni që t’i ushqeni bebet kur ato duan, pasi me siguri në një formë do t’ju kërkojë t’i ushqeni

Në përgjithësi, foshnjat duhet të ushqehen 8 deri në 12 herë në ditë. Pra, çdo dy 2-3 orë mendoni t’i ushqeni ato. Shikoni edhe për shenja: nëse fëmija juaj është i uritur, e bën dorën grusht dhe e fut në gojë.

Guduliseni fëmijën nëse dëshironi që të zgjohet

Nëse keni nevojë ta zgjoni fëmijën tuaj për çfarëdo arsyeje, nuk është kurrë një ide e mirë t’i shkundni ato. Edhe në lojë, tundja e tyre mund të shkaktojë gjakderdhje në tru, e cila është e rrezikshme dhe kërcënuese për jetën. Në vend të kësaj, guduliseni fëmijën tuaj në mënyrë që ta zgjoni nga gjumi.

Mos i jepni foshnjes një çuç përpara se ta ushqeni me gji

Nëse keni planifikuar që të ushqeni fëmijën tuaj me gji, është më mirë që çuçin t’ia jepni pas 2-4 javësh, sepse ata duhet të mësohen me gjirin fillimisht.

Imitoni barkun e nënës për të “ngushëlluar” fëmijën tuaj

Nëse fëmija juaj është i shqetësuar, atëherë bëjeni atë të kujtojë një kohë më të lumtur…atë kohë kur ishte në barkun tuaj. Vetëm mos harroni, askush nuk rritet nga nostalgjia.

Muzika mund të qetësojë edhe fëmijën më të egër

Ideja që foshnjat të dëgjojnë muzikë do t’i bëjë ata më të mençur, ndoshta nuk është asgjë më shumë se një përrallë e një gruaje të vjetër. Mirëpo, nëse i lejoni fëmijët të dëgjojnë muzikë, kjo gjë ka përfitime të tjera. Dëgjimi i muzikës mund të ndihmojë fëmijën të qëndrojë i qetë.

Share With:
Translate »
606 Views