Këto shprehje ‘të padëmshme’ nuk duhet t’ua thoni kurrë grave shtatzëna

Gratë shtatzëna irritohen shumë shpejt dhe shpesh. Njerëzit shpesh fajësojnë hormonet për ndryshimin e humorit të tyre të vazhdueshëm.

Në fakt, një gjendje e tillë nervore mund të shpjegohet jo vetëm me arsye fiziologjike: nënat e ardhshme janë të shqetësuaea për fëmijët e tyre dhe ndonjëhere e dinë se e gjithë përgjegjësia bie mbi to. Prandaj kini kujdes kur flisni me një grua shtatzënë, pasi ka disa shprehje që ato i mërzisin.

Çdo gjë është e ndalur për to

Në përgjithësi, njerëzve nuk ju pëlqen t’u ndalohen gjëra dhe nëse po flasim për gratë shtatzëna ky është një rast i veçantë. Ato e dinë më mirë se kushdo tjetër se çfarë duhet të bejnë ose jo, pasi mjeku i ka informuar paraprakisht. Nëse nuk jeni mjek, mos jepni këshilla sepse mund të bëni më shumë dëm sesa mirë.

Nuk duhet të jesh nervoze

Seriozisht? Atëherë pse duhet t’i thoni këto fjalë? Gratë shtatzëna janë të destinuara të shqetësohen sepse duan që foshnja e tyre të vijë në jetë e shëndetshme. Dhe përveç kësaj, ata po përjetojnë një çekuilibër hormonal në trupat e tyre.

Oh, paskeni një bark të madh

Zakonisht, njerëzit pasi e thotë këtë gjë, përpiqen t’ua prekin barkun. Ju lutem, edhe nëse jeni mik i ngushtë i familjes, mos e bëni këtë gjë. Gratë kanë instiktin e nënës dhe nuk u pëlqen që njerëzit e tjerë të jenë pranë fëmijëve të tyre. Dhe po, ajo e ka parë madhësinë e barkut të saj, nuk ka nevojë t’ia vendosësh në dukje sërish. Kjo mund të jetë me të vërtetë irrituese. Gjëja më e mirë që mund të bëni është ta ndihmoni, sepse mund ta ketë vështirësi për të lëvizur.

Parashikimet për seksin e foshnjes

Kur njerëzit parashikojnë gjininë e foshnjes, gratë shtatzëna mendojnë me vete “oh me të vërtetë”. Atëherë pse shpenzova gjithë kohën duke u marrë me eko, për ta zbuluar. Mund t’ju kisha pyetur juve si ekspert.

Pyetjet për emrin

Kjo pyetje mund të bëhet vetëm nga miq dhe të afërm të ngushtë. Nëse nuk jeni personi më i afërt i gruas shtatzënë, nuk duhet të kërkoni gjëra të tilla, sepse kjo është vërtetë një gjë personale. Disa njerëz nuk preferojnë të ndajnë idetë e tyre për emrat sepse janë supersticiozë. Edhe nëse mendoni se kjo është një gjë pa kuptim, ju duhet ta respektoni atë.

Dëshiron të marrësh pushimet e shtatzënisë?

Kjo tingëllon sikur ju mendoni se ajo nuk e bën mirë punën e saj. Nëse është e vërtetë, thuajni haptazi. Nëse ajo është një punonjëse e mirë dhe nuk shkakton probleme, atëherë pse duhet ta bëni këtë pyetje?

Share With:



264 Views