Khloe Kardashian i mëson të bijës të dojë veten dhe gjithkush duhet ta praktikojë këtë mënyrë

Khloe Kardashian ka treguar shpesh se është një nënë shumë e dedikuar ndaj vogëlushes së saj, True. Pavarësisht se ajo është ende shumë e vogël, Khloe i kushton shumë rëndësi mësimeve që True duhet të ketë parasysh për jetën. Ajo i mëson vajzës së saj si ta dojë veten dhe të ndjehet e lumtur ashtu siç është. Khloe ka publikuar në ‘Instagram’ video në të cilat shihet duke pyetur True nëse e dashuron veten. “A e do veten? Thuaj ‘Unë jam shumë e bukur, jam shumë e lumtur. Po unë e dua veten. Jam e fortë’”, – dëgjohet Khloe teksa i flet True. Ndërsa vogëlushja nga ana tjetër reagoi duke belbëzuar dhe puthur veten në pasqyrë. Khloe ka treguar se për të kjo është shumë e rëndësishme, sepse mbështetja që ka marrë nga familja gjatë jetës së saj ka pasur ndikim shumë të madh tek ajo.

Share With:



440 Views