Khloe Kardashian shpreh dëshirat për të bijën: Dua të ketë karakterin tim

Khloe Kardashian ka përfituar nga komentet e ndjekësve të saj për të folur për të bijën në foton e fundit të publikuar në ‘Instagram’. E vogla Stormi rritet çdo ditë, por siç tashmë është e dukshme ngjashmëria e saj me të ëmën është e vogël. Të paktën fizikisht, deri tani e vogla i ngjan shumë babait të saj. Në foton e publikuar të së bijës në ‘Instagram’ një nga komentuesit ka vënë në dukje këtë mungesë ngjashmërie, por Khloe nuk ka hezituar të kthejë përgjigje.

“Shpresoj që të ketë karakterin tim”,-ka shkruar ajo. Duke marrë parasysh historinë që ka me partnerin e saj, dëshira që ka është lehtësisht e justifikueshme.

Share With:
Translate »
681 Views