Khloe Kardashian tregon si kujdeset për vetëvlerësimin e vajzës dhe mund ta provoni edhe ju

Khloe Kardashian ka një lidhje shumë të ngushtë me vajzën e saj, True, pavarësisht se ajo është vetëm 10-muajshe. Madje së fundmi Khloe ka treguar se që tani po punon fort për vetëvlerësimin e vajzës, që të kuptojë në të ardhmen se sa speciale është. Në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën “Stellar” Khloe ka treguar për të gjithë se si kujdeset për vogëlushen e saj.

“Asnjëherë nuk e kam konsideruar veten mbipeshë, derisa dola në televizion dhe të gjithë më thoshin se isha e shëndoshë. Nuk ndihesha ashtu, sepse familja ime nuk më lejoi asnjëherë”, – ka rrëfyer Khloe. Ajo ka treguar se çdo mëngjes del para pasqyrës me vajzën dhe i thotë se sa e bukur është.

View this post on Instagram

True 🦄

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Khloe ka thënë se është detyra e saj t’i tregojë vajzës se si duhet të ndihet, pavarësisht pamjes së saj të jashtme. Khloe Kardashian e ka treguar herë pas here se vajza e saj është personi më i rëndësishëm në jetë dhe nuk do të lejojë asnjëherë që shoqëria të ndikojë negativisht tek vogëlushja.

View this post on Instagram

Omg 😲

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Share With:



186 Views