“Kisha akoma nevojë për kujdesin tënd”, Kaltrina Selimi i prek të gjithë me këtë shkrim pas humbjes së nënës

Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur, Kaltrina Selimi humbi një nga njerëzit më të dashur të saj, nënën. Në këtë moment tepër delikat në jetën e artistes, të shumtë ishin ata që i qëndruan pranë duke e ngushëlluar.

Ndërsa ditën e sotme Kaltrina ka vendosur që me anë të një postimi në rrjetet sociale të falenderojë të gjithë njerëzit, familjarët, miqtë dhe kolegët që i kanë shkruar gjatë kësaj kohe dhe i kanë dhënë mbështetjen e tyre.

“Përshëndetje familjarë, miq, kolegë dhe ju dashamirës. Nuk kam fjalë ta përshkruaj se sa na lehtësuat dhimbjen tonë me kujdesin që treguat ndaj nesh. Andaj, unë dhe familjarët e mi të ngushtë, duam t’ju falenderojmë përzemërsisht për mbështetjen që na keni dhënë pikërisht në këto ditë kur ne patëm nevojë më shumë se kurrë për ju. Zoti ju shpërbleftë me të mirat e tij. Zoti ju bekoftë dhe ju dhëntë shëndet. E ty nëna ime, i lehtë qoftë dheu, uroj që shpirti yt të prehet në paqe. Unë kisha akoma nevojë për kujdesin tënd, prandaj uroj të jesh engjëlli im mbrojtës gjithë jetën. Të kujton me mall familja Selimi dhe Nasufi”, ka shkruar Kaltrina në postimin e saj më të fundit në rrjetet sociale.

Ndonëse dhimbja për këngëtaren duhet të jetë shumë e madhe, duket se ajo e ka gjetur forcën të shkruajë për të falënderuar të gjithë njerëzit e dashur në këtë moment.

Share With:



107 Views