Kjo është pyetja që nuk duhet t’u bëni fëmijëve sipas psikologëve

Me siguri që prindërit tuaj ju kanë pyetur më shumë se dy herë në ditë për shkollën. Madje ka nga ata prindër që pyetjen “Si ia kalove në shkollë?” thonë të parën në momentin kur fëmija mbërrin në shtëpi.

Por sipas psikologut Kristin Wilson, kjo pyetje mund të jetë më problematike nga çfarë duket.

“Kur pyesni fëmijën nëse gjërat shkojnë mirë apo jo, ju u jepni atyre mesazhin se doni që gjithçka të jetë në rregull”, thotë Wilson. “Fëmijët nuk duan të zhgënjejnë apo shqetësojnë prindërit e tyre, kështu që ata kanë më shumë gjasa të thonë një përgjigje që prindërit duan të dëgjojnë ose të besojnë se çdo gjë është në rregull, edhe nëse nuk është.”

Pyetjet e përgjithshme si: “Si shkoi shkolla sot ?” shpesh japin përgjigje me një fjalë që nuk tregojnë ndonjë informacion për atë që po ndodh në kokën e fëmijës suaj.

Për të kuptuar se si ndihet vërtet fëmija juaj, Wilson sugjeron që të pyesin pyetje specifike si: “Si është marrëdhënia jote me shoqen apo shokun e bankësSi shkoi provimi ?etj ”.

Share With:



77 Views