Kjo nënë ka gjetur idenë gjeniale për t’i dhënë bebes ilaçin

Një nënë ka vendosur në profilin e vet në Facebook të tregojë se si ka rritur që t’ia japë ilaçin bebes së vet.

Mënyra e saj ka ngazëllyer prindërit në gjithë botën.

Kur i biri i saj është sëmurë dhe është dashur patjetër të pijë paracetamol, nëna Helena Lee ka pasur problem se si t’ia japë bebes këtë ilaç, a që ajo të mos e pështyjë jashtë.

Pas disa përpjekjeve të pasuksesshme, ajo ka gjetur mënyrën. E ka futur shiringën në bebironin e fëmijës, transmeton Telegrafi.

“Për të gjitha nënat… 24 orët e fundit jam munduar se si ta detyroj Alfin që të marrë Calpol (paracetamol), dhe ka përfunduar ashtu që pothuajse gjysmën e dozës e pështyrë nëpër trupin e tij.

…Pastaj m’u kujtua që e kam parë diku këtë mënyrë. Sa herë provoja t’ia jepja ilaçin, qante pa lot! Ju lutem, lirisht këtë ndajeni me nënat e bebeve të tjera të cilat i njihni”, ka shkruar e ëma e Alfit pranë fotografisë.

Pasi që ka publikuar fotografinë në të cilën shihet duke ia dhënë bebes ilaçin, kjo mënyrë u bë virale, ndërkaq prindërit e gjithë botës i kanë dërguar komplimente, por edhe i janë falënderuar.

FOR ALL MUMMIES…So for the last 24hours ive struggled to get alfie to take calpol, he has ended up covered in half of…

Posted by Helena Lee on Saturday, October 14, 2017

Share With:



501 Views