Kjo vajzë mban emrin më të gjatë në botë, plot 1000 shkronja

Jamie, e thërrasin shkurt vajzën me emrin më të gjatë në botë. Në vitin 1997 ajo u intervistua bashkë me të ëmën në “The Oprah Winfrey Show.”

Emri i saj i vërtetë ka mbi 1,000 shkronja dhe mban rekordin Guinnes. Oprah u duk se humbi durimin gjatë intervistës dhe pyeti nënën e Jamie mbi arsyen e marrjes së këtij veprimi aspak të zakontë.

“Duhet të bëja diçka për të thyer rekordin botëror të Guinness për emrin më të gjatë,” tha ajo. “S’doja që Jamie të kishte një emër të rëndomtë.”

Ajo u mendua për emrin e së bijës plot 6 vite. Në fakt emri është i pashqiptueshëm, dhe lexohet me shumë vështirësi. Emri i Jamie në fakt shtë një kombinim emrash filmash, makinash, shtetesh dhe qytetesh.

Share With:
Translate »
547 Views