Kjo vajzë mund të nuhasë vdekjen, e bëri me gjyshin e saj

Është e padëgjuar më parë, por një vajzë e re pretendon se arrin të nuhasë vdekjen e njerëzve, përpara se të ndahen nga jeta.

Quhet Ari Kala, 24 vjeç, dhe betohet se mund të tregojë nëse e keni vdekjen afër duke ju nuhatur, sepse deri me tani ka qenë shumë e saktë.

“Trajneri psikik” me sa duket zbuloi talentin e saj kur ajo ndjeu një erën çuditshme të xhaxhait të saj të vdekur kur ajo ishte vetëm 12-vjeçe, shkruan Metro.uk.

“Një vit para se të filloja shkollën e mesme, rregullisht vizitoja xhaxhain tim”, tha ajo.

“Një natë para vdekjes së tij e ndjeva këtë lloj ere të çuditshme, të sëmurë dhe të ëmbël. Mendova se ishte era e eshtrave të tij, ashtu siç nuk e kisha ndjerë kurrë më parë. Por askush tjetër nuk mund ta kishte atë erë. Kuptova më vonë se ishte era e vdekjes të cilën vetëm unë e ndieja.

Që atëherë, kam përjetuar të njëjtën gjë rreth njerëzve me sëmundje ose të moshuarve që kanë vdekur”, tha 24-vjeçarja nga Hunter Valley në Neë South Wales, të Australisë.

Ajo tha se për vite të tëra i kishte injoruar aftësitë e saj mbinjerëzore, por tani është e gatshme t’i “përqafojë” ato.

Share With:
Translate »
828 Views