Klea Huta paska një motër po aq simpatike sa vetja
Klea Huta është një prej vajzave më të bukura të ekranit shqiptar. Ajo ka fituar zemrat e të gjithëve jo vetëm me talentin, por edhe me pamjen e saj. Por me sa duket, bukuria në familjen e Kleas qenka e trashëguar.
Me anë të një videoje të postuar në Instagram, Klea na prezanton me motrën e saj, Ledian. Në video Ledia shfaqet duke kënduar këngën e fundit të së motrës. Brune dhe e ëmbël, edhe Ledia është po aq bukuroshe sa Klea.