Konfirmoi romancën me Frrokun, vjen reagimi i parë i ish-bashkëshortit të Rudina Dembacajt

Pas shumë aludimesh dhe zërash të pakonfirmuar mbi një lidhje mes moderatores Rudina Dembacaj dhe ish-deputetit Mark Frroku, më në fund u konfirmua gjithçka.

Ishte vetë moderatorja ajo e cila dje, publikoi fotot e realizuara krah partnerit të saj, për të konfirmuar kështu romancën mes tyre.

Aktorja publikoi në Instagram fotot ku shfaqej pranë tij ndërsa shkruante se ata janë edhe partnerë në jetë.

“E di që e donit të gjithë, por po e mbaj përvete ekskluziven. Për të gjithë ju dashamirës dhe jo, e dua si partner në jetë dhe në biznes. Vit të mbarë, me shumë dashuri Mark dhe Rudi”, shkruante Rudina në fotot ku çifti shfaqet shumë i dashuruar.

Menjëherë pas kësaj, të gjithë u bënë kuriozë për të ditur reagimin e ish-bashkëshortit të Rudinës, Aleksandër Varfaj në lidhje me këtë çështje.

Ky i fundit kishte publikuar një status disi emocional në Instagram, por ndryshe nga çfarë pretendojnë disa media, ky status ishte bërë disa orë para se të bënte publikimin Rudina.

“Një ditë do them le të shkojë gjithçka në djall dhe do lë djajtë ta luajnë lojën”.

Ndërkohë sot, Aleksi ka publikuar një foto me vajzën e tij, të dy të përqafuar, si për të na treguar se ajo është dashuria e tij e pakushtëzuar.

Ndarja me Rudinën ka qenë miqësore, dhe ai ende i ruan fotot familjare me të në Instagram.

Share With:
Translate »
639 Views