Konsumimi i bajameve gjatë shtatzanisë parandalon mbipeshën dhe ndihmon në zhvillimin e trurit të fëmijës

Një bajame e vetme përmban protein, fibra, hekur, zink, vitamina A, B6 dhe E, kalçium, mangan, magnez, bakër, acid folik dhe riboflavin.

Pavarësisht përmbajtjes së lartë të yndyrnave, bajamet janë tej mase të shëndetshme dhe të ushqyeshme.

Janë gjithashtu të pasura edhe me acid fitik, një substancë që lidhet me minerale të caktuara dhe u ndalon të përthithen.

Kjo do të thotë që sasia e hekurit, zinkut dhe kalçiumit që mund të merret nga bajamet, mund të reduktohet.

Por bajamet kanë edhe një të mirë, pak të njohur që ndihmon zhvillimin e fetusit në barkun e nënës.

Studimet e fundit kanë demostruar se bajamet janë një burim i pasur me acid folik, i cili ndihmon trurin dhe zhvillimin neurologjik të foshnjës, si dhe vitamin E, e cila mbron fëmijën nga një astmë e mundshme.

Ndër të tjera janë burim i yndyrnave të dobishme dhe karbohidrateve dhe ndihmojnë të eleminoni kilet e tepërta që vijnë me shtatzaninë, duke dhënë ndjesinë e ngopies.

Bajamet janë një vakt i ushqyeshëm për të kënaqur nevojat e një gruaje shtatzanë.

Ato ofrojnë edhe përfitime të tjera për trupin tuaj:

Përmirëson metabolizmin:

Kërkimi ka treguar se fëmijët rrezikojnë gjithnjë obezitetin dhe shqetësimet metabolike me kalimin e kohës. Por bajamet krijojnë rezerva të shëndetshme yndyrnash dhe karbohidratesh. Ulin stresin oksidues, inflamacionin dhe sheqerin në gjak.

Krijojnë hekur për fëmijën tënd:

Bajamet janë të pasura me hekur me 28 gramë që mbulojnë   6% të vlerës së kërkuar në ditë. Një nga përfitimet e bajameve gjatë shtatzanisë është se mund të kënaqë nevojat për hekur në këtë fazë të jetës.

Arsyeja e vetme pse nuk mund të hash bajame gjatë shtatzanisë, është vetëm nëse i ke alergji.

Share With:
Translate »
740 Views