Kosova hap shkollat për fëmijët shqiptarë të prekur nga tërmeti

Kosova ka dhënë një ndihmesë të madhe për Shqipërinë në ditët e saj më të vështira. Përpos strehimit të shumë banorëve që mbetën pa shtëpi nga tërmeti i 26 Nëntorit, ushqimit dhe veshmbathjeve, Kosova do të hapë dhe shkollat për të gjithë fëmijët që u larguan nga Shqipëria, pasi humbën shtëpinë e gjithçka tjetër në rrënoja.

Kryetari i komunë së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se të gjithë fëmijët e strehuar në Prishtinë, do të kenë mundësinë për të vazhduar vitin shkollor në shkollat atje. Ai ka lajmëruar se së shpejti, Drejtoria e Arsimit do të tregojë detajet e lajmërimit, sistemimit dhe inkuadrimit të fëmijëve që mos të humbin orë mësimi.

Share With:
Translate »
401 Views