Krian vjen në jetë në maternitetin ‘Koço Gliozheni’, mes 30 mijë foshnjave që përfituan bonusin e bebes

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau lajmin, teksa ndodhej në Maternitetin “Koço Gliozheni” për lindjen e një foshnje, që  tani ndodhet nën kujdesin e ekipit mjekësor të Maternitetit “Koço Gliozheni”.

“Krian është fëmija i 30,000 i sapo ardhur në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, që përfiton Bonusin e Bebes, shpërblimin financiar për mbështetjen e familjeve të reja”, shkruan Manastirliu në rrjetin social Facebook.

Bonusi i Bebes është një politikë sociale që mbështet familjet e reja me shërblim financiar për lindjen e fëmijëve e cila ka filluar zbatimin me 1 Janar 2019. Të gjitha familjet përfitojnë 400 mijë lekë për fëmijën e parë, 800 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 1.2 milionë për fëmijën e tretë.

Postimi në Facebook i ministres Manastirliu:

Krian është 😇 i 30,000 i sapo ardhur në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, që përfiton #BonusinEBebes🎁 shpërblimin financiar për mbështetjen e familjeve të reja ✅#eGjithëVëmendjaTeNËNAdheFËMIJA🤱

Posted by Ogerta Manastirliu on Friday, November 8, 2019

 

Share With:



170 Views