Kryeqytetit i shtohet një tjetër kënd lojërash për fëmijë

Hapësira pas stadiumit “Arena Kombëtare” do të shërbejë jo vetëm si një ambient çlodhës për të rriturit, por edhe si një hapësirë argëtimi për më të vegjlit e zonës përreth.

Ndërmarrjet e Bashkisë Tiranës pas punës rehabilituese të gjithë kësaj sipërfaqe, kanë nisur punën për montimin e këndit më të ri të lojërave për fëmijë në kryeqytet. Është vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ai që ka publikuar disa foto nga puna për montimin e moduleve të reja të lodrave për fëmijët e kësaj lagje.

“Edhe pse temperatura të ulëta, kolegët nisën punën herët te këndi më i ri i lojërave, pas stadiumit “Arena Kombëtare”. Shumë shpejt hapësira do të jetë gati për të vegjlit e zonës”, shkroi Veliaj. Me këtë kënd lojërash shkon në afro 40 numri i hapësirave argëtuese për fëmijë të ndërtuara gjatë 3 viteve e gjysmë në gjithë Tiranën.

Gjithashtu rikualifikimi i kësaj sipërfaqeje i shton Tiranës një tjetër lulishte, e cila do të bëjë të mundur që kjo hapësirë e gjelbër të vizitohet nga çdo moshë. Projekti parashikon sistemimin e ambienteve çlodhëse për moshën e tretë, ndërtimin e një shatërvani, shtrimin e rrugicave me pllaka dekorative, vendosja e ndriçimit, spote ndriçues, bordurat konturuese, stolat, koshat, pemë, lule etj.

Share With:



19 Views