Kujdes fëmijën në aeroport, ja çfarë bëri dy vjeçari pasi nëna nuk e kishte mendjen

Ky djalë dy vjeçar alarmoi një aeroport të tërë, pasi hipi aty ku kalojnë bagazhet. Edith Vega dhe djali i saj Lorenzo ishin përgatitur për të fluturuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Atlantave kur dy vjeçari u shkëput prej saj dhe shkoi tek rripi kalues i bagazheve. Nëna e tij dhe punonjësit nuk po e shihnin djalin e vogël por në momentin që djali sa po largohej, të gjithë u alarmuan dhe u vunë në lëvizje.

A small child on a luggage belt in an airport behind a check in desk

Pamjet e publikuara në mediat amerikane tregojnë se si djali mundohet të dalë nga aty, teksa zvarritej nga makineria me rrezet X por ishte thuajse e pamundur. Ai ka pësuar lëndime për shkak të goditjeve që mori nga valixhet dhe arriti të shpëtohej pas 5 minutash. Rripi lëvizës që lëviz valixhet e dërgoi vogëlushin deri në dhomën e kontrollit të bagazhit.

A child at the entrance of a x-ray luggage scanner climbing on a suitcase

Image result for Boy, 2, rode luggage carousel for five minutes before anyone noticed

Dhoma ishte plot me punonjës të cilët mezi arritën të kapnin djalin. Vetë nëna tregon: O zot u tmerrova, nuk me lejonin të shkoja ta shpëtoja, gjithçka ndodhi shumë shpejt, për 5 minuta. Mendova mos do i ndodhte ndonjë gjë e keqe. Ai është lënduar por shyqyr zotit që është gjallë.

A security control room in the airport with staff taking a boy from the luggage belt

Lorenzo ka thyer dorën e djathtë në aventurën e tij të rrezikshme në aeroport. Menjëherë pas incidentit, policia u njoftua dhe tashmë ka nisur hetimi. Hartsfield-Jackson Atlanta është ndër aeroportet më të ngarkuar në botë me pasagjerë, që nga viti 1998.

Image result for Hartsfield-Jackson Atlanta

Share With:
Translate »
471 Views