Kujdes me dhimbjet e kokës gjatë shtatzënisë, mund t’ju rrezikojnë seriozisht shëndetin

Seksi është një ndër komponentët më të rëndësishëm në ecurinë e një marrdhënieje. Ai jo vetëm forcon lidhjen fizike mes dy partnerëve, por edhe vendos një ekuilibër emocional mes të tyre. Por kur bëhet fjalë për seksin gjatë shtatzënisë, shumë çifte shprehen skeptikë që në ditët e para që marrin vesh se do të bëhen prindër. Mirëpo studimet e ndryshme kanë provuar se seksi gjatë shtatzënisë është jo vetëm i lejuar, por edhe i dobishëm si për gruan dhe fetusin. Megjithatë ka edhe situata peripecike, siç është rastin i 43-vjeçares Lucinda Allen. Gruaja britanike nga Stourbridge është e detyruar t’i kalojë ditët në një karrocë me rrota prej 5 vitesh si pasojë e një paralize të shkaktuar gjatë orgazmës në muajin e pestë të shtatzënisë. Lucinda u detyrua të shtrohej menjëherë në urgjencë si pasojë e një dhimbjeje të fortë koke, e cila më pas përfundoi në hemoragji cerebrale dhe komë farmakologjike. Vetëm pas zgjimit pas 6 ditësh, ajo zbuloi se ishte pjesërisht e paralizuar. Në nëtorin e vitit 2012 Lucinda do të sillte në jetë vajzën e saj të parë, Marri-Alice dhe do të niste betejën e gjatë për të ndërgjegjësuar gratë rreth rrezikshmërisë së dhimbjes së kokës pas orgazmës. Sipas mjekëve, paraliza e Lucindas e cila pësoi plot 5 hemoragji cerebrale, ndodhi si pasojë e një anomalie të një ene gjaku që i shkaktoi dhimbjen e fortë të kokës pas orgazmës. Disa neurologë besojnë se kjo patologji (Headache Associated with Sexual Activity) mund të shkaktohet si pasojë e rritjes së presionit të gjakut gjatë sforcimeve të aktit seksual.

Share With:
Translate »
831 Views