Kujdes nga terapia me avull, mund të shkaktojë djegien e vaginës

Kohët e fundit po qarkullon një trajtim për për sëmundjet vaginale. Bëhet fjalë për “Vaginal Streaming”, u përdor fillimisht në vendet aziatike me qëllim reduktimin e dhimbjes së menstruacioneve dhe rritjen e riprodhimit.

Në shumë vende të botës, ekzistojnë sallone të cilat e ofrojnë këtë lloj shërbimi. Por një grua kanadeze ka djegur veten duke provuar këtë trajtim me avull pasi e këshilloi një mjeke popullore kineze. Ajo u ul mbi ujë të valuar për 20 minuta për 2 ditë rresht, para se të shkonte në urgjencë me lëndime.

Sipas mjekëve, ajo pësoi djegie të shkallës së dytë në vaginë dhe iu nënshtrua një operacioni.

Pas këtij rasti, gjinekologët kanë paralajmëruar mbi rreziqet që mund të shkaktojë trajtimi me avull.

Doktoresha Vanessa Mackay, një konsulente dhe zëdhënëse e Univesitetit Mbretëror të Obstetërve dhe Gjinekologëve thotë se është një “mit” teoria që vagina kërkon pastrim ose trajtim të thellë. Ajo rekomandon vetëm përdorimin e sapunëve të thjeshtë në zonën e jashtme të vaginës.

“Vagina përmban baktere të mira, të cilat janë aty për ta mbrojtur atë. Trajtimi me avull mund të ndikojë në balancën e shëndetit dhe nivelet e Ph. Madje mund të trajtojë irritim, infeksion dhe inflamacion, por edhe të djegë zonën delikate rreth vaginës”, tha ajo në një deklaratë.

Share With:



101 Views