Kujdes rrjetet sociale! Dëmtime te fëmijët e “ngujuar” para internetit

Psikologët këshillojnë prindërit të kufizojnë ata të parët, qëndrimin në media sociale para ekranit të telefonit, iPadit apo kompjuterit në kohën e qëndrimit në shtepi, pasi kthehen nga puna.

Qëndrimi me orë të gjata në media sociale është duke dëmtuar edhe shëndetin mendor jo vetëm te fëmijët por edhe vetë të rriturve, pasi duke u krahasuar me jetën e tjetrit që i shfaqet virtualisht, shpesh edhe e pavërtetë, shkakton trauma psikike, frekuentuesi.

“Të paktën të rriturit duhet të përpiqen që të shërbejnë vetë si model te fëmija, që vetë mos të qëndrojnë me orë të zgjatura në telefonin, iPadin apo pajisjet që shërbejnë për t’u lidhur me mediat sociale. Pra, të japin modelin e tyre që media sociale nuk është prioriteti kryesor në jetën e tyre, sepse fatkeqësisht shumë shpesh e hasim këtë. Shumë prindër edhe kur janë me familjen kalojnë kohë shumë të gjatë në media sociale,” shprehet Jonida Haxhia, psikologe ISHP.

Shpesh të lodhur nga puna, apo impenjimet e shumta, prindërit gjejnë rrugën më të shkurtër duke i lënë fëmijet në iPad apo telefon dhe nuk u dedikojnë atyre as kohën e nevojshme.

“Të mbushin kohën e fëmijës me aktivitete që janë më të shëndetshme, me aktivitet fizik, kulturor, të dalin bashkë, të kalojnë kohë bashkë, sigurisht duke shmangur dhe pjesën e qëndrimit në media sociale,” shton Jonida Haxhia.

Instituti i Shëndetit publik ka nsiur ndërgjegjësimin e nxënësve te shkollave në lidhje me reduktimin e orëve të lundrimit në internet.

Share With:
Translate »
681 Views