Kujdestaria e fëmijëve, Angelina Jolie dhe Brad Pitt në luftë

Angelina Jolie dhe Brad Pitt do të shkojnë në gjykatë për të luftuar për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Gjyqi do të fillojë më 4 dhjetor, sipas  dokumenteve të gjykatës të marra nga CNN.

Aktorët e famshëm u ndanë në shtator 2016 pas dy vitesh martesë dhe menjëherë paraqitën kërkesat për divorc.

Çifti ka gjashtë fëmijë së bashku, të moshës 10 deri në 17 vjeç.

Çështja e kujdestarisë së fëmijëve ka krijuar një ‘luftë’ mes dy yjeve të Hollywood.

Jolie aktualisht ka kërkuar kujdestarinë e plotë të fëmijëve, ndërsa Pitt kërkon kujdestarinë e përbashëkt.

Aktualisht është aktorja që mban kujdestarinë e tyre.

Share With:



36 Views