Kujt i ngjan Efehan? Ja si dukeshin Almeda dhe Tolgahan në moshën e vogëlushit të tyre

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër të një djali, disa muaj më parë. Fillimisht, çifti u mundua ta mbante sa më larg mediave vogëlushin, megjithatë nuk kanë mundur të rezistojnë pa publikuar disa poza të ëmbla të tij. Fotoja e fundit, ku Efehan shfaqet i mbështetur në një jastik , nxjerr në pah të gjitha tiparet e tij, por kujt mendoni se i ngjan vogëlushi? Një ‘fanpage’ e Almedës dhe Tolgahanit ka publikuar një kolazh me foton e Efehanit dhe dy foto të vjetra të prindërve të tij, duke shkruar krahas fotos se fillimisht vogëlushi ngjante me aktorin turk, por me kalimin e kohës, ai është bërë një ‘kopje’ i Almedës. Bukuroshja shqiptare e ka vendosur këtë postim në ‘Instastory-n’ e saj, në një farë mënyre duke aprovuar fjalët e fanses.

Share With:
Translate »
535 Views