Kunata zbulon gjininë e bebushit të katërt të Ariana dhe Ermal Fejzullahut

Megjithëse fillimisht Ariana e mbajti të fshehtë nga publiku pritjen e ëmbël dhe i mohoi lajmet ende pa iu rrumbullakosur barku, Ermal Fejzullahu nuk mundi ta mbante dot për vete gëzimin dhe gjatë një interviste pranoi se do të bëhet baba për herë të katërt.

Në ditën e saj të lindjes, bashkëshortja e këngëtarit publikoi në Instagram një foto ku tregonte për herë të parë barkun e rrumbullakosur, ndërsa në foton e fundit të publikuar në profilin e saj, kunata ka zbuluar padashje gjininë e bebushit.

View this post on Instagram

Ariana ??

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Motra e Ermal  Fejzullahut, Bulba, ka komplimentuar jo vetëm Arianën, por edhe bebushen në bark, duke i quajtur “Dy të bukurat e mia” dhe duke lënë të kuptohet se çifti po pret një vajzë.

Kujtojmë se Ermali dhe Ariana janë prindër të tre fëmijëve, një djali të quajtur Art dhe dy vajzave, Era dhe Buna.

Më herët në një interviste, këngëtari u shpreh se do të ishte shumë i lumtur nëse do të bëhej sërish me vajzë, sepse i ka pikë të dobët. Mesa duket, dëshira e Ermalit u realizua.

Share With:
Translate »
573 Views