Kur bëhet fjalë për Hanën, Mozzik dhe Loredana harrojnë çdo mosmarrëveshje dhe biseda mes tyre na ngrohu zemrat!

Prej disa muajsh, reperët Loredana dhe Mozzik i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre dhe kanë vazhduar jetën të ndarë.

Në media është folur gjatë për dyshen dhe thumbimet që i kanë bërë njëri-tjetrit herë pas here në rrjete sociale.

Loredana publikon vazhdimisht deklarata me ironi për ish-in e saj, ndërsa Mozzik publikoi së fundmi këngën e tij të re, “Dhelpër dinake”, e cila mendohet se i dedikohet Loredanës.

Megjithatë, pavarësisht mosmarrëveshjeve mes tyre, duket se çifti i harron të gjitha kur bëhet fjalë për Hanën.

Ata po kujdesen që e vogla ta marrë njësoj dashurinë e të dy prindërve.

Megjithëse Hana jeton me të ëmën, kjo e fundit nuk ia kursen bisedat në Facetime me Mozzik.

Vetë Mozzik ndau në InstaStory foton më të ëmbël, teksa Loredana i kishte nxjerrë në ekran Hanën, ndërsa krahas fotos shkroi:

“Jetë”- shoqëruar me emojin e një zemre.

Share With:
Translate »
486 Views