Kur është gati një fëmijë të bëjë dush vetëm

Ju mund ta lejoni fëmijën tuaj të bëjë dush vetëm, sapo të shprehë interes për të pasur intimitet dhe privatësi gjatë këtij procesi.

Por nga ana tjetër ju duhet të siguroheni që fëmija është në gjendje të pastrohet plotësisht, që do të thotë se mundet të lajë dhe shpëlajë mirë flokët apo zonat intime.

Gjithashtu duhet të siguroheni se fëmija është mjaftueshëm i rritur për të mos qenë në rrezik nëse lahet vetë.

Disa fëmijë kërkojnë t’i lini vetëm rreth moshës 5 ose 6-vjeçare, ndërsa të tjerë do të gëzojnë të kenë praninë tuaj deri afër pubertetit në moshën 9 ose 10-vjeçare.

Megjithatë, të bësh dush vetëm mund të jetë e rrezkishme për një fëmijë për shkak të mbytjes, sepse mjafton shumë pak për të ndodhur një tragjedi kur bëhet fjalë për fëmijët.

Për këtë arsye, shumë ekspertë sugjerojnë që të prisni derisa fëmija të bëjë 8 vjeç e më pas t’i lejoni të lahen vetëm.

Kur ta lini vetëm, kujtojini fëmijës se kjo është diçka që e bëjnë të rriturit dhe mosbindja ose lojërat mund të shkaktojnë dëme serioze.

Share With:



196 Views