Kur fëmija thith gishtin, po mundohet t’ju thotë diçka

Është e pamundur që të njohësh një fëmijë të vogël që nuk thith gishtin e madh të dorës. Shumë prej prindërve e konsiderojnë atë si një “ves” dhe përpiqen në të gjitha mënyrat që fëmija e tyre të mos ta përsërisë më.

Por, çfarë duhet të dini ju prindër në raste të tilla.

Ajo çfarë duhet të keni parasysh është se një fëmijë, asnjë veprim nuk e bën pa asnjë arsye.

Që do të thotë se në rast se fëmija juaj fillon të thithë gishtin, atëherë ai po kërkon diçka: ndoshta është i uritur, ndoshta kërkon vëmendjen tuaj.

Prandaj, prindër mos u përpiqni menjëherë që të bindni fëmijën tuaj se është diçka e keqe thithja e gishtit, por më parë përpiquni të mësoni se çfarë ai po ju thotë nëpërmjet këtij veprimi.

Share With:
Translate »
916 Views