“Kur iku nga jeta më tha…”, Eni Çobani kujton të atin e ndjerë

Avokatja e njohur Eni Çobani është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh herë publikon foto nga jeta e saj personale dhe ajo profesionale.Së fundmi, ajo ka postuar para fillimit të rubrikës ‘Shihemi në gjyq’ një fotografi të sajën dhe ka kujtuar diçka nga babai i ndjerë.’Kur babai im i shtrenjtë më iku nga jeta po kurrë nga zemra, mendja dhe shpirti më la një pasuri të madhe personalitetin e madh të tij, emrin e padiskutueshëm si një profesionist i madh dhe një këshillë që s’duhet ta harroj kurrë. Më tha: ‘Mos harro kurrë që je vajza ime’. Prandaj miqtë e mi në çdo hap më del përpara figura e babait tim’, shkruan Eni.Kujtojmë që babai i juristes ka ndërruar jetë 4 vite më parë dhe dhimbja për Enin vazhdon të jetë e madhe.

Share With:



165 Views