Kur je vajza më e bukur në botë

Një 6 – vjeçare nga Rusia po konsiderohet si “vajza më e bukur në botë”, duke ndjekur kështu gjurmët e modeles franceze Thylane Blondeau. Anastasia Knyazeva ka mrekulluar me mijëra njerëz në internet, të cilët e kanë cilësuar si “kukull” dhe me sy magjepsës.

6 – vjeçarja është një modele për fëmijë tepër e suksesshme, pjesë e disa fushatave publicitare në Rusi.

Kjo vjen pasi Thylane, sot 16 – vjeç, u cilësua si vajza më e bukur në botë, po në moshën 6 – vjeçare dhe u bë modelja më e re në French Vogue.

Anastasia ka mbi 500 mijë ndjekës në Instagram, të cilin e menaxhon nëna e saj Anna. Çdo foto merr me qindra komente.

Share With:
Translate »
3101 Views