Kur nuk meriton të quhesh baba

Një 38-vjeçar i shpëtoi burgut, ndonëse hodhi nga çatia e shtëpisë vajzën e tij 1-vjeçare. E vogla fatmirësisht shpëtoi, pasi policia arriti ta kapte atë në ajër. Ngjarja e rëndë ndodhi vitin e shkuar në Joe Slovo, Kwadwesi të Afrikës së Jugut, gjatë kohës që disa banorë protestonin kundër prishjes së shtëpive.

38-vjeçari u akuzua fillimisht për tentativë vrasjeje, megjithatë ditën e djeshme, sipas asaj që shkruan MiIrror, ai i shpëtoi burgut pasi pranoi akuzën për abuzim ndaj fëmijëve dhe ia hodhi vetëm gjobë.

Ai u fotografua teksa mbante nga këmba vajzën dhe e valëviste atë para turmës dhe policëve që ndodheshin poshtë.

Gjatë kohës që policia tentoi që ta bindte që të zbriste nga maja e çatisë, ai e hodhi vajzën në ajër. Si për mrekulli, 1-vjeçarja u prit nga një oficer policie. Pas kësaj babai i saj u arrestua nga policia.

Share With:
Translate »
568 Views