Kur talenti është i trashëguar, Irma Libohova publikon videon më të bukur me nipin muzikant

Talenti është i trashëgueshëm dhe nuk është aspak çudi që të shohim persona brenda familjes të kenë të njëjtin pasion. Së fundmi Irma Libohova na ka prezantuar me njërin prej nipave të saj, i cili duket se është po aq i talentuar në muzikë sa halla e tij. Artistja ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën shihet duke kënduar këngën “Shqipëri o vendi im” gjatë kohës që nipi i saj e shoqëron në piano. Irma ka treguar me krenari se ai ka lindur në Athinë dhe se jeton në Düsseldorf, por vazhon të ruajë dashurinë për vendin e tij. “E kështu… me sa duket muzika dhe atdhedashuria u trashëgokan. Me nipin tim Theodhori Libohova lindur në Athinë, banues në Düsseldorf e që flet një shqipe të rrjedhshme, improvizuam këtë këngë, për kënaqësinë time, ku ky pianist i mrekullueshëm, shoqëron hallën e vet”, ka shkruar Irma bashkangjitur videos.

Share With:
Translate »
451 Views