Kur zgjohesh kështu si Marini, a të shkohet në punë?

“Babi zgjohu për në punë”, këtë nënkuptoi Marini pasi djali i shkuli veshin mëngjesin e sotëm. Marin Orhanasi ka ndarë një nga ato fotot e ëmbla të një zgjimi po aq të ëmbël. Djali i vogël e ka nisur që në mëngjes lojën me të.

(Postimi i Marinit në Instagram)

“Çohu ik për n`punë o babuuuu. #hajde#ik#ne#pune#po#deshe”, shkruan Marini që për të zgjuar është zgjuar më mirë se sa nga një alarm telefoni, ama për t`u ngritur nga krevati duhet ta ketë pasur shumë të vështirë. /Tiranapost.al

Share With:
Translate »
770 Views