Kush do e luajë familjen mbretërore në filmin kushtuar Princ Harry dhe Meghan Markelit

Prodhimi më i fundit i Lifetime, një rrjet kabllor satelitor në Amerikë, ka në qendër historinë e dashurisë së aktores Meghan Markle me Princ Harryn. Filmi do të titullohet Harry & Meghan: Një romancë mbretërore, dhe thuhet se do të mbulojë marrëdhënien e tyre nga dita e njihjed deri në vendimin për të shpallur fejesën dhe ditën e martesës.
Nëse aktorët kryesorë të filmit në rolin e Meghanit dhe Harryt janë zbuluar që në fillim të këtij muaji (Murray Fraser and Parisa Fitz-Henley), po në rolin e dukeshës dhe dukës së Kembrixhit kush do të luajë? Për më tepër çifti ka dhe dy fëmijë. Princ George dhe princeshën Charlotte
Së fundmi kabllori Lifetime ka postuar një portret të familjes mbretëore .
Siç raporton People, Princi William do të luhet nga aktori australian Burgess Abernethy dhe Kate nga aktorja Laura Mitchell. Princi George dhe Princesha Charlotte do të luhen respektivisht nga Preston Karwat dhe Briella Weintraub.
Premiera e filmit do te jete këtë pranverë (ka shumë mundësi që koha të perkoje me martesën e Harry dhe Meghan në maj)

Share With:
Translate »
741 Views