Kush e vizitoi këtë mëngjes Lorin në dhomën e saj

Lori Hoxha duket se është ndjerë shumë ngrohtë teksa në dhomën e saj të gjumit ka gjetur një flutur që ka gjetur strehim në perde.

Blogerja e ka shkrepur në foto këtë moment dhe e ka ndarë në rrjete sociale pa e komentuar. Në fakt një detaj kaq interesant nuk ka nevojë për shumë koment, sepse të gjithë e kuptojmë se Lori (ashtu siç do bënte çdokush në vendin e saj) e ka përkthyer si një mesazh të qartë që i vjen nga i ati i ndjerë, Tan Hoxha.

Kjo nuk është hera e parë që Lori poston se flutura qëndrojnë në shtëpinë e saj. Kush beson tek bestytnitë, rasti i Lorit veçse i aprovon zërat që thonë se fluturat mbajnë shpirtin e të ndjerëve ndaj dhe qëndrojnë pranë njerzve të dashur.

Share With:
Translate »
2197 Views